Futbollisti i Liverpool, Darwin Nunez, ka përfunduar duke bërë sherr me tifozët kolumbianë pasi kombëtarja e tij, Uruguai, humbi të mërkurën mbrëma. Sulmuesi u pa teksa u konfliktua fizikisht në tribuna pas përfundimit të sfidës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Copa America.
Sipas mediave të huaja, sherri nisi pasi tifozët kolumbianë kishin pirë dhe pas përfundimit të ndeshjes, kanë nisur të godasin familjarët e futbollistëve të Uruguajt.
𝐑𝐢𝐬𝐬𝐚 𝐟𝐨𝐥𝐥𝐞 𝐚 𝐟𝐢𝐧𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐚‼️😱
— Sportitalia (@tvdellosport) July 11, 2024
L’attaccante dell’ #Uruguay #DarwinNunez e altri compagni salgono sugli spalti per difendere le loro famiglie, prese di mira dal lancio di oggetti da parte di tifosi colombiani ubriachi.#CopaAmerica #Colombia #Sportitalia pic.twitter.com/vgxaSrKopw
Kamerat kapën Nunez duke u ngjitur në shkallë dhe duke tentuar të godasë tifozët teksa disa të tjerë përpiqen që ta mbajnë. Në incident u përfshinë edhe lojtarë të tjerë të Uruguait.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.