UEFA në bashkëpunim me kompaninë Adidas kanë prezantuar topin që do të përdoret në fazën gjysmëfinale dhe në finalen e Europianit të futbollit që po luhet në Gjermani.
Risia e këtij topi është teknologjike, pasi lidhet drejtpërdrejt me dhomën e VAR-it. Topi do të mbledhë të gjitha të dhënat dhe do të sinjalizojë te gjyqtarët në dhomën e VAR.
Sipas Adidas kjo risi e kombinuar me pozicionin e lojtarit dhe inteligjencën artificiale, do të kontribuojë në përmirësimin e teknologjisë gjysmë-automatike ofside.
Topi i ri quhet “Fussballliebe Finale” është ndryshuar edhe vizualisht pasi janë shtuar detaje me ngjyrë ari dhe të zeza.
Sfondi tanimë nuk është më i bardhë por ngjyrë argjendi duke simbolizuar ngjyrën e trofeut. Ngjyra është testuar posaçërisht në mënyrë që prodhuesi të jetë i sigurt se nuk do të ketë një që mund të shqetësojë lojtarët në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.