Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore. Megjithatë nuk priten reshje në territor dhe parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 41°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Dita e martë do të ketë një tërheqje të përkohshme, ku do të ketë dhe rrebeshe shiu në zonat qendrore dhe jugore. Nuk përjashtohen edhe stuhitë e breshrit në juglindje. Duke filluar që nga dita e mërkurë, dita e enjte dhe dita e premte do të jenë tre ditë përvëluese në territorin shqiptar.
Në vijën e parë të frontit me temperatura shumë të larta do të jenë qarku i Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe i Gjirokastrës. Në vijën e dytë që presin temperatura mbi 40 gardë Celsius do të jetë Tirana, Fieri, Lushnja dhe pjesa më e madhe e qyteteve të ultësirës perëndimore. Deri në temperatura 39-40 gradë Celsius, parashikohet që nga Adriatiku deri poshtë në Sarandë. Ndërkohë zonat malore, me temperatura të larta do të jenë Kukësi, Hasi, Peshkopia.
Duke përjashtuar ditën e martë, të gjitha ditët do të jenë mjaft të nxehta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.