Media Galeri

Si babai, djali! 33 vite më pas Merino imitoi festimin e golit të babait… në të njëjtin stadium

Nga Gazeta 'Si'-Heroi i Spanjës në çerekfinalen ndaj Gjermanisë ishte mesfushori, Mikel Merino, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 119, duke çuar iberikët në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Ajo që ra në sy ishte festimi i mesfushorit 28-vjeçar. Ai vrapoi rreth flamurit të këndit, një veprim që është komentuar shumë në rrjetet sociale, por shpejt doli se kishte kopjuar në këtë mënyrë babanë e tij.

Në të njëjtën mënyrë, në të njëjtin stadium, atë të Stuttgart-it, Angel Merino festonte golin e tij për Osasunën në fitoren 3-2 në Kupën UEFA në nëntor 1991.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë