Depërtimi gradual i masave ajrore me origjinë nga Afrika do të bëj që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 35°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Ndërkohë fundjava sjell rritje të mëtejshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që të shtunën maksimumet në rang territori të jenë rreth vlerës 36 gradë. Sa i përket kushteve atmosferike të motit, kemi mbizotërim të kthjellimeve në vijën bregdetare përgjatë 24 orëshit ndërsa në pjesën e dytë të ditës në zonat malore, pritet që të kemi kalime të lehta të vranësirave por jo reshje. Nga ana tjetër, një tjetër rritje temperaturash do të kemi të dielën, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen edhe në vlerën 38 gradë. Në orët e para, kemi vlera minimale në 14 apo 15 në qytetet e zonave malore. Do të kemi intervale të gjata me kthjellime në vijën bregdetare ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe malore kemi kalime të lehta të vranësirave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.