Media Galeri

‘Mjaft me Netanyahun’, familjet e pengjeve bllokojnë autostradat në Izrael

Nga Gazeta 'Si'-Një grup anëtarësh të familjeve së 116 pengjeve që vazhdojnë të mbahen në Rripin e Gazës gati 9 muaj pas sulmit të Hamasit bllokuan autostradën Ayalon në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e të dashurve të tyre dhe fundin e qeverisë së Benjamin Netanyahu.

Për rreth 20 minuta, trafiku u ndal ndërsa protestuesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Mjaft, shkatërrim i qeverisë”.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në autostrada të tjera, në autostradën 4, pranë qytetit në veri të kryeqytetit Netanya, ku një grup njerëzish dogjën goma duke bërë thirrje për armëpushim dhe zgjedhje të parakohshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë