Moti

Temperaturat arrijnë deri në 33 gradë, moti merr kthesë gjatë javës

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta deri mesatare. Orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor.

Gjatë natës pritet zhvillim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulet maksimumi duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Parashikohet që e mërkura dhe e enjta të mbeten të paqëndrueshme, ku paraditet herë pas here do të kenë edhe kthjellime, ndërkohë që mesdita dhe pasditja do të rrezikohen nga rrebeshe shiu. S’do të mungojnë edhe stuhitë e breshërit në zonat verilindore dhe juglindore. Do të ketë përmirësim të dukshëm të motit të premten, duke rikthyer diellin në të gjithë territorin shqiptar. Sa i përket vlerave termike, nesër do të kemi rënie me tre gradë, me maksimalen 35 gradë. E mërkura dhe e enjta do të ketë rënie të temperaturave, duke e ulur termometrin maksimal deri në 31 gradë. E premtja do të rrisë ndjeshëm temperaturat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë