Kosova

Posterat me fytyrën e presidentit serb në Veri, Sveçla: Vuçiç do të arrestohet nëse vjen në Kosovë pa leje!

Nga Gazeta 'Si'- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi ditën e sotme në veri të vendit janë gjetur postera mikpritës për presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Komandanti suprem, po të presim”, thuhet në posterë.

Sveçla ka paralajmëruar se nëse Vuçiç është nisur drejt Kosovës pa marrë leje zyrtare, ai do të arrestohet.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, shkroi Sveçla në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë