Një demonstruese proteston pranë pallatit “Quemado”. Ish-krerët e ushtrisë dhe marinës së Bolivisë ishin në mesin e 17 personave të arrestuar si të dyshuar në një grusht shteti ushtarak, i krijuar për të rrëzuar presidentin Luis Arce.
Nga Gazeta 'Si'-Nga emocionet e Euro24 tek grushtet e shtetit, këto janë fotot e javës rreth botës të përzgjedhura nga Reuters.
Oficerët e policisë dhe personeli i sigurisë marrin pozicion për të mbrojtur parlamentin kenian gjatë një demonstrate mbarëkombëtare për të protestuar kundër rritjes së taksave. Policia hapi zjarr ndaj protestuesve kur ata u përpoqën të sulmonin ndërtesën.Një ushtarak ukrainas i brigadës 24 luan një piano në një ndërtesë të dëmtuar në qytetin Chasiv Yar.Tifozët e Ukrainës reagojnë gjatë një shfaqjeje publike të ndeshjes së Euro 2024 mes Ukrainës dhe Belgjikës.Një fëmijë luan ndërsa gratë pushojnë në një stol përballë ndërtesave të shkatërruara. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u tha udhëheqësve të BE-së këtë javë se ofensiva e Rusisë në Kharkiv tregoi se presioni ndërkombëtar mbi Kremlinin nuk ishte "i mjaftueshëm".Një grua pastron mbetjet në një apartament në një ndërtesë banimi të dëmtuar rëndë pas një sulmi ajror rus.Fëmijët shikojnë një ndërtesë të dëmtuar gjatë bombardimeve izraelite në kampin e refugjatëve “al-Bureij” në Rripin e Gazës.Oficerët e policisë izraelite shpërndajnë hebrenjtë ultra-ortodoksë, të cilët kanë bllokuar një autostradë, gjatë një proteste kundër rekrutimit të ushtrisë në Bnei Brak. Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi që hebrenjtë ultra-ortodoksë duhet të dërgohen në shërbim ushtarak dhe të jenë në radhët e ushtrisë.Qytetarët përpiqen të shuajnë zjarret e shkaktuara nga sulmet e shumta izraelite. SHBA dhe Franca po udhëheqin përpjekjet diplomatike për të shmangur një konflikt më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut, pasi druhen për përshkallëzimin e konflikteve në Lindjen e Mesme.Emigranti meksikan Mariano Marquez fle në tokë ndërsa pret që familja e tij të merret nga oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së kufirit në SHBA-së.Forcat e policisë ushtarake qëndrojnë roje jashtë pallatit “Quemado”, pas grushtit të shtetit, i cili zgjati 3 orë. Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, tejkaloi një përpjekje për të përmbysur qeverinë e tij, pasi një puçi të organizuar, i cili dështoi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.