Nga Gazeta 'Si'-Një gropë e madhe gjigande është shfaqur në një fushë futbolli në Ilinois në SHBA, pak ditë pasi skuadrat amatore lokale kishin ndaluar stërvitjet aty.
Fusha kolapsoi duke krijuar një gropë 30 metra të gjerë dhe 9 metra të thellë. Për fat të mirë askush nuk ishte aty në momentin kur ndodhi ngjarja, siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
Sipas ekspertëve, problemi ka ardhur pasi ka një rrëshqitje dheu meqë kompleksi i fushave ishte vendosur mbi terreni e një miniere të vjetër. Me sa duket shembja e ndonjë tuneli të brendshëm ka sjellë gërryerjen e dherave dhe krijimin e kësaj grope masive.
Giant sinkhole open up at park in Illinois pic.twitter.com/pQ7PkmyIMo
— OMGThatsInteresting (@omg_interesting) June 28, 2024
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.