Dita e sotme do jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërkohë, njësoj do jetë edhe fundjava.
E shtuna mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë 24 orëshit, duke bërë që të kemi dominim të kthjellimeve gjatë paradites, kalime të lehta vranësirash më të dukshme në pjesën e dytë te ditës por nuk priten reshje. Sa i përket temperaturave të ajrit, mesdita do të sjellë rritje me 2 gradë, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen edhe në vlerën 35 gradë celcius në qarqet e Elbasanit, Fierit dhe Beratit. Do të vijojë rritja e temperaturave edhe të dielën duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 36 gradë apo lehtësisht të tejkalohet edhe kjo vlerë. Do të kemi rritje të temperaturave edhe në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë 14 gradë. E diela do të sjellë dominim të kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat do të jenë prezente në zonat malore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.