Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga një gjykatë amerikane të mërkurën në ishullin amerikan të Paqësorit, pasi u deklarua i fajshëm për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazh në një marrëveshje që ia mundësoi atij të kthehet menjëherë si njeri i lirë në vendlindje, Australi.
Lirimi i tij i jep fund një sage ligjore 14-vjeçare, gjatë së cilës ai i kaloi më shumë se pesë vjet në një burg të sigurisë së lartë në Britani të Madhe dhe shtatë vjet të tjera në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku e luftoi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, pasi përballej me 18 akuza penale.
The Guardian sjelle foto te tij ndër vite nga mosha 23 vjecare si aktivist e deri tek përballjet me gjyqësorin dhe burgun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.