Në vitin 2023, pothuajse 4 nga 10 nxënës dhe studentë italianë, 39%, pranuan se kishin provuar një substancë narkotike të paktën një herë në jetën e tyre.
Të dhënat dalin nga raporti vjetor i vitit 2024 i Departamentit për Politikat Kundër Drogës në Parlament për fenomenin e varësisë ndaj drogës, sipas të cilit 680 mijë të rinj, pra një e katërta e popullsisë studentore, kanë marrë drogë.
Dhe te të rinjtë përdorues të drogës, shifra për të miturit është shqetësuese, 360 mijë, pra më shumë se gjysma e nxënësve që i përdorin ato. Sipas të dhënave të raportit, përfshirja e tyre evidentohet edhe nga fakti se të miturit e denoncuar për vepra penale të lidhura me drogën janë rritur me 10% krahasuar me vitin 2022.
Për më tepër, sipas raportit, përdorimi i kokainës është në rritje: pothuajse 54 mijë persona nga mosha 15 deri në 19 vjeç raportojnë se kanë përdorur kokainë në vitin 2023. Gjithashtu në rritje është edhe përqindja e nxënësve që kanë përdorur këtë substancë para moshës 14 vjeç.
Sipas një studimi të kryer së fundmi, dy të pestat e prindërve të nxënësve nga 9 deri në 14 vjeç, kanë një qëndrim tolerance në lidhje me konsumin e substancave narkotike dhe gjysma besojnë se konsumi i alkoolit nuk është një problem shumë shqetësues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.