Nga Gazeta ‘Si’-Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta në pjesën më të madhe të territorit, ku vlera ekstreme priten në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër mbi 40 gradë celsius.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme përgjatë gjithë territorin, por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore, megjithatë nuk do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 41°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Fundjava
Edhe fundjava do të jetë me temperatura të larta. Të shtunën, temperaturat do të jenë rreth vlerës 40 gradë në rang vendi por e diela sjell një ulje në 38 gradë.
Sa i përket kushteve të motit, do të jetë i qëndrueshëm gjatë paradites, diell dhe kalime të lehta vranësirash. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme gjatë orëve të pasdites, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu përgjatë shtrirjes lindore. Të dielën, do të kemi një tjetër rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen rreth 10 gradë në qytete si Erseka, Peshkopia apo Puka ndërsa në mesditë do të kemi maksimume rreth vlerës 38 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.