Kosova

Partia katalanase ‘Junts’ çon në Kuvendin spanjoll nismën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja

Nga Gazeta 'Si'-Grupi parlamentar i partisë katalanase “Junts” planifikon të hedhë në votim javën e ardhshme në seancën plenare të Kongresit spanjoll propozimin jo legjislativ me të cilin do t’i kërkohet qeverisë spanjolle të njohë Kosovën si një shtet sovran.

Nisma, e cila do të debatohet të martën e ardhshme, argumenton se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

“Junts” ka kujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vendosi në korrik 2010 se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare” dhe se nuk ka asnjë rregull që e pengon atë të vazhdojë si e tillë.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë