Media Galeri

Këpucët Super Mario të Asanit

Në ndeshjen kudnër Kroacisë, ndoshta shumë pak vetë kanë vënë re një detaj në fushën e blertë në stadiumin e Hamburgut.

Sipas mediave kroate, që nga minuta e parë që zbriti në fushë, mesfushori shqiptar Jasir Asani tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij dhe posaçërisht me këpucët e tij me kata.

Ai luajti me këpucë futbolli të dizejnuara sipas personazhit të kartonave dhe videolojërave Super Mario.

Asani luajti deri në minutën e 64, kur trajneri Sylvinho e zëvendësoi me Seferin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë