Kosova

Kurti në Hamburg, viziton portin e qytetit më pas drejt stadiumit për ndeshjen Kroaci-Shqipëri

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Hamburg të Gjermanisë, me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Së bashku me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç, kanë vizituar sot portin e këtij qyteti.

“Kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të parandaluar kontrabandën dhe kërcënimet që vijnë nga jashtë. Një sistem i lëvizshëm skanimi me rreze X ndihmon në monitorimin e kamionëve të mëdhenj që kalojnë kufirin, duke garantuar kështu një nivel më të lartë të sigurisë pa penguar tregtinë”, thuhet në njoftim.

Kurti do të ndjekë sot më vonë nga stadiumi i Hamburgut ndeshjen mes kombëtares shqiptare dhe Kroacisë, në kuadër të EURO2024.

“Vizitën në portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port, kryeministri do ta bëjë së bashku me përfaqësuesin Special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë