Media Galeri

Justin Timberlake me pranga në duar, ishte i dehur dhe refuzoi të bënte testin e alkoolit

Këngëtari i njohur Justin Timberlake është shfaqur i prangosur teksa doli nga gjykata, pasi u arrestua nga policia, sepse i kishte dhënë makinës në gjendje të dehur në Hamptons.

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës (18 qershor) në Sag Harbor, Nju Jork. Ylli i popit u lirua pa kusht, ndërsa data e ardhshme e gjyqit u caktuar për 26 korrik.

Justin Timberlake duke dale nga gjykata

Këngëtari injoroi shenjën ‘STOP’ të policisë dhe u largua, ndërsa u arrestua pak minuta më vonë. Justin refuzoi të bënte testin e alkoolit tre herë duke pretenduar se kishte pirë vetëm një gotë Martini.

Akuzat e ngritura ndaj tij kanë të bëjnë me dy shkelje. Fillimisht këngëtari nuk është ndalur tabelës STOP, e për më tepër ka qenë në anën e kundërt të autostradës.

43-vjeçari ka dy koncerte të planifikuara në Çikago këtë javë, pasuar nga paraqitjet në Madison Square Garden në Nju Jork në ditët në vijim por nuk dihet ende nëse këto evente do të shtyhen apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë