Një tifoz i Anglisë mund të mos e ketë parë ndeshjen e plotë Angli- Serbi dhe në vend të kësaj, ka zgjedhur të bëjë një sy gjumë, që ka rezultuar më shumë se sa dremitje.
Tifozi ka ndarë një video ku tregon se është zgjuar në orën 4 të mëngjesit të së hënës brenda Veltins- Arena që ishte totalisht bosh.
Postimi që është bërë viral, ka vënë në dyshim edhe fansat të cilët nuk e besojnë se ka ndodhur kjo duke parë edhe masat e shtuara të sigurisë, sidomos në ndeshjen Angli- Serbi.
An England fan woke up at 4am in an empty stadium 🤣🙈🏴 pic.twitter.com/wiUbGWM1jD
— Football Fights (@footbalIfights) June 17, 2024
Duke folur para kamerës teksa po rrotullohej rreth një stadiumi bosh, tifozi i Anglisë tha: “Sapo jam zgjuar. Është ora katër e mëngjesit. Po dridhem.'
Një tjetër pyetje që ngrenë tifozët është se sa birra mund të ketë pirë ai atë ditë, duke qenë se ka fjetur deri në 4 të mëngjesit, duke mos dëgjuar as zhurmën e mijëra tifozëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.