Papa Françesku është takuar me më shumë se 100 komedianë nga e gjithë bota, duke përfshirë Jimmy Fallon, Chris Rock dhe Whoopi Goldberg, në Vatikan, Romë.
Papa tha se komedianët kanë "fuqinë për të përhapur qetësi dhe buzëqeshje" në një botë ku njerëzit janë të zhytur në "shumë shqetësime sociale dhe personale".
“Ju i bashkoni njerëzit sepse e qeshura është ngjitëse”, shtoi ai.
Gjatë takimit me 107 humoristë nga 15 vende, Papa vlerësoi aftësinë e tyre për t'i bërë njerëzit të buzëqeshin.
Papa u takua shkurtimisht me secilin komedian, duke shkëmbyer disa fjalë me secilin, megjithëse për disa, ndërveprimi ishte i njëanshëm.
"Epo ishte një bisedë e shkurtër, ai foli në italisht, kështu që nuk jam plotësisht i sigurt se çfarë tha," tha prezantuesi Conan O'Brien.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.