Nga Gazeta ‘Si’ - Drejtori i Zyrës për Qeverinë e Serbisë në Kosovë, Petar Petkoviç, tha sot se "kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën gjithçka për të vazhduar politikën e spastrimit etnik dhe dëbimit të popullit serb".
Duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në veri, Petkoviç deklaroi se kjo nënkupton që serbët po dëbohen nga banesat e tyre.
“Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj politikës së Kurtit, i cili sipas tij po përpiqet të spastrojë dhe dëbojë etnikisht serbët nga Kosova”, deklaroi ai për Radio Televizionin e Serbisë.
“Në fillim të këtij muaji, ajo e ashtuquajtur agjenci u dërgoi njoftime në adresa të shumta serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë, pronarëve të apartamenteve që kanë blerë apartamente nga Trepça dhe ndërmarrjet tjera sociale 25-30 vjet më parë, me kërkesë për shpërngulje, me afat deri në fund të qershorit dhe nëse nuk largohen, ata do të dëbohen me forcë nga banesat e tyre”, tha Petkoviç.
Qeveria e Kosovës mori vendimin për shpronësimin e tokave në Leposaviç dhe Zubin Potok - komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës - i cili përjashton disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë.
Ky vendim është kritikuar nga gjashtë vendet e QUINT-it dhe OSBE-ja të cilat deklaruan se sipas tyre, qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. // Tanjug
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.