Media Galeri

Makina ushtarake e blinduar “Made in Albania”. “Shota” do të prezantohet në panairin e mbrojtjes në Paris

“Shota” quhet makina e parë makina e parë ushtarake e blinduar ‘Made in Albania’. Ajo është planifikuar të prezantohet në Paris, në “Eurosatory Paris 2024”, panairin ndërkombëtar për mjete për mbrojtje, në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare. Panairi zgjat nga data 17 deri në 21 qershor dhe marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota, ku mes tyre do përfaqësohet edhe Shqipëria.

Në panair do ketë delegacione nga shtete të ndryshme, edhe përfaqësues të SHBA e NATO, të interesuar për mjete në fushën e mbrojtjes. Lajmi është njoftuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili nënvizon se “Shota” është prodhuar nga kompania shqiptare TIMAK e Arjeta Puçës, kompani që ka prodhuar edhe ambulanca të blinduara të cilat janë dërguar në Izrael.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë