Përdoren nga miliona njerëz që duan të marrin fuqi por pijet energjike me shumë kafeinë mund të nxisin shpërthimin e kancerit kolorektal tek të rinjtë, sipas studiuesve amerikanë.
Studiuesit besojnë se një përbërës në pijet energjike mund të lidhet me bakteret në zorrë që përshpejtojnë rritjen e tumorit.
Studiuesit në Florida thonë se qelizat e kancerit përdorin taurinën, një aminoacid që mendohet se përmirëson qartësinë mendore si ‘burimin kryesor të energjisë’.
Në konferencën më të madhe të kancerit në botë, ekipi njoftoi një provë të re tek njerëzit që do të testojë hipotezën e tyre, e cila deri më tani bazohet në studimet e kafshëve.
Ata planifikojnë të zbulojnë nëse pirja e një pije energjike çdo ditë shkakton rritjen e niveleve të baktereve të zorrëve që shkaktojnë kancer.
Studiuesit e Universitetit të Floridës po rekrutojnë rreth 60 njerëz të moshës 18 deri në 40 vjeç për t’u studiuar për katër javë.
Gjysma e grupit do të konsumojë të paktën një pije energjike pa sheqer në ditë dhe rezultatet do të krahasohen me një grup kontrolli që nuk do konsumojnë pije energjike.
Kanceret e hershme janë ende të pazakonta dhe rreth 90 për qind e të gjitha llojeve të kancerit prekin njerëzit mbi 50 vjeç.
Por normat në grupmoshat më të reja janë rritur me rreth 70 për qind që nga vitet 1990, me rreth 17,000 raste të reja të diagnostikuara në SHBA çdo vit.
Hulumtimi i ri do të rekrutojë të rritur pa histori të kancerit të zorrës së trashë.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të raportojnë se konsumojnë pije energjike më pak se dy herë në javë dhe nuk kanë probleme të tjera gastrointestinale.
Qëllimi i hulumtimit është të shohë nëse taurina e pijeve, nga të cilat të rinjtë konsumojnë gjashtë deri në 16 herë kufiri i rekomanduar, ushqen bakteret që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.
“Këto baktere përdorin preferencialisht taurinën, një aminoacid thelbësor, si një burim primar energjie,” shkroi ekipi.
Ky studim përfaqëson një nga vlerësimet më të hershme që potencialisht qartëson arsyet e rritjes së kancerit kolorektal tek të rinjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




