Nga Gazeta 'Si'-Një çift nga Teksasi përjetoi një incident tronditës nga vizita e tyre në një qendër të kafshëve të egra pasi një gjirafë mori vogëlushen gjatë një udhëtimi.
Gjatë fundjavës, familja vizitoi qendrën e kafshëve të egra Fossil Rim, ku vizitorët lejohen të kalojnë vetë nëpër një shteg për të parë më nga afër kafshët e egra dhe për t’i ushqyer ato.
Paisley Toten, 2 vjeç, ishte ulur në pjesën e pasme të makinës të familjes me nënën e saj kur ajo po ushqente gjirafën përpara se kafsha ta kapte nga këmisha dhe ta ngrinte në ajër.
Momenti është kapur në kamera nga mami dhe vizitorët në makinën pas tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.