Kosova

Përgjimet me Radoiçiç, Konjufca: Nuk dyshoj tek Kusari-Lila për tradhëti kombëtare

Nga Gazeta 'Si'- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Milan Radoiçiç.

Sipas tij përgjimet po publikohen në sekuenca ashtu siç po iu intereson disa personave.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca tha se Radoiçiç ka pësuar humbjen me të madhe në Kosovë, viteve të fundit.

“Sa i përket Mimozës, personalisht ju them se nuk kam asnjë dyshim për tradhëti kombëtare apo çfarëdo emri tjetër. Tani po publikohet në sekuenca siç po i intereson dikujt. Ju e dini që zoti Radoiçiç e ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë, këto dy vitet e fundit. Ai ka humb gjithçka për shkak të vendosmërisë së Qeverisë me I shpartallu pronat milionëshe.

Tani ai po do me vazhdu këtë betejë në këtë mënyrë me zbeh ndërhyrjen e Qeverisë në atë pjesë”, tha Konjufca.

Mediat në Kosovë kanë publikuar sëfundmi një pjesë tjetër të shkurtër të bisedës mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiç.

Biseda e cila është zhvilluar në kohën kur Milan Radoiçiç ishte shpallur ‘non-grata’ nga SHBA-ja, ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiç i Listës Serbe.

Përgjime të tilla mes tyre janë publikuar edhe një vit më parë por Kusari-Lila insistoi se vetëm për 3 minuta e ka dëgjuar Radoiçiçin, ndërkohë që sipas opozitës, kjo në incizimet e djeshme u konfirmua si e pavërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë