Nga Gazeta ‘Si’-Shërbimi Meteorologjik njofton se këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare kalimtare të larta transparente nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet kodrinore të saj. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat do të jenë të larta deri në 30 gradë Celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.