Moti

Kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në zonat malore priten reshje të dobëta shiu

Nga Gazeta ‘Si’ – Këtë të diel vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura, këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore priten reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet kodrinore të vendit në orët e mëngjesit dhe mesditë shi i dobët afatshkurtër dhe lokal.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë