Media Galeri

Fotografohet galaktika më e largët e njohur ndonjëherë

Galaktika më e largët e njohur deri tani është kapur në një imazh rekord nga teleskopi hapësinor “James Webb”.

Galaktika, e quajtur JADES-GS-z14-0, u zbulua pasi ishte vetëm 290 milionë vjet pas shpërthimit të madh, në agimin e Universit. Mbajtësi i mëparshëm i rekordit të teleskopit ishte një galaktikë e parë në 325 milionë vjet pas shpërthimit të madh, i cili ndodhi gati 14 miliardë vjet më parë.

Galaktika e sapo vëzhguar është shumë më e shndritshme se sa pritej, duke sugjeruar se brezi i parë i yjeve ishte ose më i shkëlqyeshëm ose u formua shumë më shpejt se sa kanë parashikuar teoritë konvencionale kozmologjike.

“Universi në këto faza të hershme ishte ndryshe nga sa është sot”, tha Dr Francesco D’Eugenio, nga Universiteti i Kembrixhit, pjesëtar i ekipit që qëndron pas zbulimit. “Galaktikat e hershme - kjo është më e largëta e gjetur, por ka të tjera - duket se janë më të ndritshme se sa pritej nga modelet”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë