Ekonomi

Shqipëria e fundit në Europë për konsumin dhe PBB-në për frymë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria mban vendin e fundit në Europë për të Prodhimin e Brendshëm Bruto për Frymë.

Matjet e Eurostat i referohen vitit 2022 dhe PBB për frymë për Shqipërinë është sa 34% e mesatares europiane, 100%.  

Në të njëjtin raport, Eurostat analizon edhe konsumin individual për frymë, AIC, që mat fuqinë blerëse sipas vendeve, ku përsëri Shqipëria është e fundit, me 41% të mesatares europiane, 100%.

Në krahasim me rajoni, në të dy treguesit Mali i Zi rezulton në nivele më të mira. Kosova nuk është e përfshirë në matje.

Luksemburgu mban vendin e parë për PBB-në dhe konsumin për frymë, në nivelet respektive, 255% dhe 140%.

Sipas shpjegimit të Eurostat, PBB për frymë tregon mirëqenien ekonomike të vendeve, konsumi për frymë është më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë