Vendi ynë gjatë ditës së sotme pritet të regjistrojë temperatura deri në 30 gradë celsius. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.
Gjithashtu edhe e shtuna dhe e diela priten të jenë me temperatura të larta.
Maksimumet do të regjistrojnë vlerën deri në 33 gradë celsius në Tiranë, Elbasan, Fier, Berat.
Vija bregdetare pritet të ketë maksimume nga 30 deri në 32 gradë celsius.
Të dielën do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit në orë e para të mëngjesit dhe në orët e mesditës do të kemi maksimume edhe në vlerën 34 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.