Koreja e Veriut ka dërguar qindra balona fluturuese mbi fqinjin e saj, Korenë e Jugut. Mbi 150 balona kanë lëshuar mbetje, përfshirë edhe fekale. Qeveria e Koresë së Jugut e quajti veprimin "vulgar si dhe të rrezikshëm".
“Objekte të dyshimta po bien në territorin tonë, kini kujdes, mos u afroni, mos i prekni”, paralajmëroi Ministria e Brendshme e Koresë së Jugut në një mesazh drejtuar popullatës. Mbrojtja dërgoi skuadra bombash dhe ekspertë të mbrojtjes kimike dhe bakteriologjike për të verifikuar përmbajtjen dhe u përballën me një surprizë: balonat nuk mbanin eksploziv apo lëndë radioaktive, por qese plehrash.
Kërkimi dhe grumbullimi doli të ishte më shumë një punë për grumbulluesit e plehrave sesa për ushtarët. Qeset përmbanin mbeturina, shishe plastike, bateri të përdorura, dhe fekale. Për të siguruar që mesazhi fyes të kuptohej mirë, në qese kishin ngjitur etiketa me fjalët "Excrement" (Jashtëqitje) në qeset më të pakëndshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.