Media Galeri

Shqiponjë dykrenare dhe pëllumb, Albin Kurti tregon logon e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Kosova shënon më 12 qershor, një nga ditët më me rëndësi për historinë e saj, 25-vjetorin e Çlirimit.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, logon e 25-vjetorit të çlirimit.

Kurti shpjegon se logoja, e frymëzuar nga historia dhe kultura, është krijuar mbi motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern.

Sipas tij, logoja është “frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë