Pjesa e parë e ditës dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme ku më të theksuara do të jenë në ekstremin verior duke rrezikuar reshje të pakta shiu, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke gjeneruar shira të përkohshëm, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.
Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferiken në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit vijojnë konstante në mëngjes, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 28 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Fier. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor; kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.