Media Galeri

Christian Dior pjesë e Lojërave Olimpike në Paris, krijon ‘ekipin e ëndrrave’ në koleksionin e ri

Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të verës po afrohen dhe përpara të gjitha garave, Dior është bërë pjesë e lojërave, duke krijuar koleksionin me ekipin e ëndrrave, ku pjesë janë sportiste si  Elaine Thompson-Herah e Xhamajkës, fituese e pesë herëve radhazi të medaljes së artë olimpike, e cilësuar gjithashtu si gruaja më e shpejtë në botë dhe dy herë fituesja e Kupës së Botës apo sërfistja Carissa Moore.

Në listën e ekipit të krijuar nga Dior do të jenë pjesë gjithashtu edhe 6 atlete italiane, Rossella Fiamingo, Alice Volpi, Arianna Errigo, Beatrice Vio Grandis, Andreea Mogos dhe Loredana Trigilia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë