Një fanse e muzikës pop nderoi artisten e saj të preferuar duke bërë një rekord prej 18 tatuazhesh të Madonnës në trupin e saj.
Tara Berry nga Topeka fitoi Rekordin Botëror Guinness për më shumë tatuazhe të së njëjtës këngëtare në trup, duke marrë titullin nga britanikja Nikki Patterson, e cila ka 15 tatuazhe të reperit Eminem.
Berry tha se ajo bëri tatuazhin e saj të parë të Madonna-s në vitin 2016, kur dëgjoi se këngëtarja po kërkonte fansa me tatuazhe për t’u shfaqur në një video muzikore.
“Shumica e tatuazheve ishin në një periudhë gjashtëmujore. Unë kisha tashmë dy tatuazhe të portretit të Madonës kur lexova për personin që kishte titullin e rekordeve botërore Guinness në atë kohë me 15 tatuazhe të Eminem,” tha Berry për Guinness World Records.
Imazhet ikonike të Madonna-s që Berry kishte kthyer në tatuazhe përfshijnë të gjithë karrierën e këngëtares.
Ajo vlerësoi se tatuazhet i kushtuan asaj një total prej më shumë se 9,800 dollarë.
“Unë u luta, mora hua, bëra marrëveshje, çdo gjë për të ecur përpara në proces,” tha Berry.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.