Lucas Paquetá, mesfushor i Ëest Hamit, u akuzua zyrtarisht nga Federata Angleze (FA) se ka ndikuar në përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve si i përfshirë në bastet sportive në katër raste.
Në ndeshjet kundër Leicester City-t në 2022 dhe kundër Aston Villas, Leeds United dhe Bournemouth në 2023, braziliani, sipas deklaratës së FA-së, e cila tashmë e ka zyrtarizuar këtë akuzë, “ka kërkuar të përcaktojë rrjedhën e ndeshjeve, duke marrë kartonin e verdhë me qëllim të pahijshëm për të ndikuar në tregun e basteve, për të krijuar fitim për një ose më shumë persona.
Lojtari ka afat deri në datën 3 qershor për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, si dhe për të kërkuar shtyrjen e këtij afati”, thuhet në mesazh, duke përfunduar me informacionin se “Federata nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa çështja të mbyllet”.
Në Angli, mesfushori i Neëcastle, Sandro Tonali e kaloi pothuajse të gjithë sezonin i pezulluar për shkak të rregullave të basteve. Në rastin e italianit, megjithatë, nuk bëhej fjalë për ndonjë ndeshje që ai vetë kishte luajtur. Lucas Paquetá është një nga emrat më të njohur në tregun e ardhshëm të transferimeve, me Manchester City-n që shfaqet si i interesuari kryesor për blerjen e tij.”
Yeah this Paqueta guy is guilty as charged 😭 pic.twitter.com/2hxr8txWW5
— afc.wallpapers (@afc_wallpaperss) May 23, 2024
Nëse pas vërtetohen të gjitha akuzat ndaj brazilianit, ai mund të marrë një ndëshkim shembullor prej 10 vitesh pezullim. /Supersport, DailyMail
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.