Gazeta Si - Tragjedi në Playa de Palma, një resort turistik në ishullin Palma de Mallorca, për shkak të shembjes së tavanit të një prej klubeve më të famshëm në bregdet, Medusa Beach Club, në Calle Cartago.
Vendi me restorant dhe tarracë në breg të detit të Playa de Palma, i vendosur në dy nivele, u shemb për arsye aktualisht nën hetim, duke goditur klientët dhe punonjësit që mbushën dhomat dhe tarracën në kohën e pikut.
Katër viktima dhe 16 të plagosur raportohen deri tani, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, sipas bilancit ende jo përfundimtar nga shërbimet e urgjencës.
“Ishte një zhurmë e mprehtë, si një bombë”, dëshmon Havier, një nga banorët e zonës. Vendi, sipas banorëve të ndryshëm, ishte rinovuar para disa vitesh.
Pjesa e shembur, e cila shkaktoi shpërthimin e godinës, e cila u zhyt në bodrumin e objektit, ishte ajo që përdorej si zonë qetësie, sipas një rikonstruksioni fillestar nga zjarrfikësit.
"Shembja ishte shumë e shpejtë dhe shumë e dhunshme", tha Raul Pursnani, pronar i dyqanit “Moda Meena”, pranë Medusa Beach Club, raportuar nga media të ndryshme, përfshirë gazetën “El Pais”.
"Kishte shumë njerëz që hanin dhe shumë njerëz kërcenin, ata ishin me pushime dhe shikoni tani çfarë tragjedie", - shtoi ai.
Mes viktimave është edhe Abdulaye Diop, 44-vjeçari senegalez, i cili në dhjetor 2017, së bashku me mikun e tij Oumar M'bengue, nuk ngurruan të hidheshin në det për të shpëtuar një notar që po mbytej, jashtë rrugës në bregdetin e Playa de Palmas.
Në atë kohë, Abdulaye dhe Oumar punonin si portierë në klubin e natës “Black Magic”.
Tre viktimat e tjera janë dy vajza gjermane, 20 dhe 30 vjeçe dhe një kameriere spanjolle, 23-vjeçare. “Me 90% nuk ka njerëz të tjerë nën rrënoja”, thanë shërbimet e shpëtimit për agjencitë e huaja.
Shkaqet që shkaktuan shembjen e strukturës dhe për të cilat gjykata e Palma de Mallorca-s ka hapur një hetim, janë ende të paqarta. Kryebashkiaku Jaime Martinez, i cili nxitoi të shkojë në vendngjarje, shpalli tre ditë zie në komunë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.