Kosova

Reuten: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Nga Gazeta ‘Si’- Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës.

Në profilin e tij në “X”, eurodeputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën.

Ai ka ritheksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Republika e Kosovës i përmbush të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe i takon Këshillit të Evropës. Fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, ka shkruar Reuten.

Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Ministrave.

Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë