Nga Gazeta ‘Si’ – Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës është mbledhur sot në Strasburg, ku anëtarësimi i Kosovës nuk është futur fare në agjendën e këtij takimi, për shkak se disa vende po kërkojnë hapa konkretë rreth Asociacionit para se të votohet për Kosovën.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës dhe sipas saj është thjesht çështje kohe.
Osmani thotë se në këtë rrugë ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.
“Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë KiE: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”.
“I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më shpejt se sa vonë”, shkroi Osmani në platformën X.
The Republic of Kosovo will be the 47th member of the Council of Europe.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2024
It is just a matter of time.
On this path, we shall not compromise the values that form the very foundation of our country.
Once we’re there, we’ll continue to stand for the pillars that define the CoE:…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.