Samiti i Malit të Zi bëri bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE të enjten paradite.
Ky Samit u pasqyrua edhe përmes fotosh ku vëmendjen e tërhoqi një shtrëngim duarsh i ftohte mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.
Një foto me pas edhe nje video qarkulloi në rrjet, ku Rama duket i ulur në kolltuk teksa i jep dorën nga vendi kryeministrit Kurti, i cili ndodhet në këmbë. Dhe jo vetem. Rama duket krejt indiferent ndaj bisedës qe kryeministri i Kosovës po zhvillonte me diplomatet ngjitur me Ramën
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.