Rend dhe Ligj

Balla dhe Rrumbullaku, pas vrasjes së policit në Fier: S’janë zbardhur arsyet. Të kapet autori!

Nga Gazeta ‘SI’ – Pak orë pas vrasjes së një efektivi të policisë në Fier, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ministri Taulant Balla i bëri thirrje autorit Asllan Mernica, që të dorëzohet dhe policisë që ta arrestonin.

Ministri Balla tha se ende nuk janë zbardhur arsyet e vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia.

“Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet”- tha Balla.

Më pas një reagim erdhi dhe nga  reagoi drejtori Rrumbullaku, , i cili tha se do bëhet çdo gjë që autori të dal para ligjit. Numri një i policisë së shtetit përmes një deklaratë shtyp, paralajmëron se “kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”.

“Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë. E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenoje uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore” shkruan Rrumbullaku.

Sipas burimeve, i ndjeri Novruz Cenalia sapo ishte kurorëzuar në një martesë teksa sot u hapën në shtëpinë e tij dyerte mortit.

Policia e Shtetit dhe RENEA janë ende në kërkim të autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë