Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 24 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.
Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.
Territori shqiptar do të përjetojë dy stinë ku në pjesën e parë të javës do të jemi në stinën e pranverës, ndërsa në pjesë e dytë të javës mot me temperatura të larta.
Nuk përjashtohen rrebeshe përgjatë zonave lindore. Sa i përket vlerave termike do të jenë rreth vlerës 26-27 gradë. Ndërkohë pjesa e dytë e javës do të ketë aktivizim të masave ajrore nga pjesa veriore e Afrikës duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Presim që në pjesën e dytë të kësaj jave të kemi 30 dhe mbi 30 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.