Moti

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Temperaturat deri në 25°C

Nga Gazeta ‘Si’-Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore – Juglindore duke gjeneruar momente me rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten kostante, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor dhe Verilindor; duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë