Media Galeri

Nga zjarrfikësit që hedhin ujë, te fansat që e ndoqën nga dritarja/ Koncerti historik i Madonnës

Madonna bëri histori dhe dëshmoi pse është mbretëresha e popit kur më shumë se 1.6 milionë fansa ndoqën koncertin e saj falas në plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro.

Fansat kishin ditë që prisnin koncertin në plazh. Shumë prej tyre e ndoqën koncertin nga dritaret e dhomave në hotelet rreth e rrotull.

Zjarrfikësit hodhën ujë para koncertit, kur temperaturat i kalonin 30 gradët Celsius, për të freskuar fansat pranë skenës së mbretëreshës së popit dhe shishe me ujë u shpërndanë pa pagesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë