Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Bashkimi Europian ka vendosur masa padrejtësisht ndaj Kosovës. Kryeziu në platformën “X” tha se Kosova u fajësua padrejtësisht për përshkallëzimin në veri dhe shtoi se pasi shtensionimi ka ndodhur masat duhet të hiqen.
Kryeziu në platformën “X” ka postuar dy foto nga Zveçani, një të trazirave në maj të vitit të kaluar ku protestuesit serbë sulmuan ushtarët e KFOR-it para objektit të Komunës dhe një foto tjetër e postoi të kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, duke u larguar së fundi nga objekti i Komunës pa u penguar.
“Rasti është i thjeshtë. BE-ja vendosi masa kundër Kosovës pasi na fajësoi, padrejtësisht, për përshkallëzimin që çoi te ngjarja në foton 1. Foto 2 tregon kryetarin e Zveçanit duke u larguar nga ndërtesa e njëjtë pa u penguar. Depërshkallëzimi ka ndodhur. Prandaj, masat duhet të hiqen”, ka shkruar Kryeziu.
The case is simple. The EU imposed measures against Kosova b/c it blamed us, unjustly, for the escalation that prompted photo 1.
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) May 2, 2024
Photo 2 depicts the mayor of Zveçan walking out of the same building uninterrupted.
De-escalation has happened. Hence, the measures must be lifted. pic.twitter.com/rPH7Gb2v5p
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë të enjten në konferencë për media, se BE-ja vendosi masa kundër Kosovës, shkaku i “krizave, vendimeve të njëanshme dhe eskalimeve në raport me Serbinë”.
“Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin. E përsëris kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, ka thënë Stano./Zëri/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




