Nga Gazeta 'SI' - Euro ka prekur një minimum të ri historik përballë monedhës së lekut.
Të enjten e 2 majit, euro këmbehet me 100.31 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë. Kjo është vlera më e ulët e raportuar në vend.
Kursi ka qenë në luhatje prej që në fillim të këtij viti, me ulje dhe rritje të papërfillshme, por shumë larg nivelit të një viti më parë, kur ishte rreth 10% më i lartë.
Për ekspertët e Bankës së Shqipërisë, kursi i vjetër i euros nuk do të rikthehet më dhe se ky është “normaliteti i ri”.
Flukset e mëdha të euros nga jashtë në formë investimesh apo nga turistët janë ndër faktorët më të njohur të këtij fenomenin. Gjithsesi, shifrat tregojnë se edhe qeveria “ka dorë”. Moskryerja e investimeve kapitale dhe bllokimi i parave në llogaritë e qeverisë, kanë krijuar një mungesë të lekut në tregun vendas, duke forcuar pozitën e tij.
Agjentët e kursit të këmbimit shprehen se pranvera është zakonisht sezoni i blerjeve të mëdha dhe investimeve shtëpiake, që për shumë kryhen në euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.