Media Galeri

Arratisje e dështuar! Të burgosurit hapin tunel, por në dalje bien mbi 30 policë

20 të burgosur në Venezuelë hapën një tunel dhe kaluan muret e burgut, vetëm që të binin në ‘duart’ e policëve që po stërviteshin pikërisht në zonën ku përfundonte tuneli i të burgosurve.

Në videon e publikuar shihen disa nga 20 të burgosur që morën pjesë në këtë arrati, ku u kapën nga policët. Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar, i shtyu të burgosurit të hapnin tunelin që çon në zonën e stërvitjes në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë