Gazeta Si - SPAK ka ankimuar pafajësinë e ish-deputetit socialist Alqi Bllako dhe rënien e akuzës së shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Apelin e Posaçëm dënimin e Bllakos dhe Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për ish-ministrin e 4 vite për ish-deputetin.
Nga na tjetër, Bllako vijon të qëndrojë në qeli për shkak të dënimit të tij për inceneratorin e Fierit me 2.8 vite burg.
Gjithashtu ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie “arresti në burg” për inceneratorin e Tiranës. Në tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Në tetor 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit e kësaj çështjeje, përkatësisht me 5.8 vite ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre.
Kokës iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro.
Ndërsa biznesmeni Klodian Zoto, i shpallur në kërkim, u dënua me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti, edhe ky i shpallur në kërkim.
Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet.
Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha 2 vjet burg.
Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.