Një sëmundje misterioze e frymëmarrjes ka shtruar në spital dhjetëra njerëz në Argjentinë në një shpërthim që ndan ngjashmëri të frikshme me fillimet e Covid.
60 pacientë janë sëmurë nga ‘pneumonia e rëndë atipike’ në kryeqytetin Buenos Aires.
Një alarm për numrin e rasteve qarkulloi dy ditë më parë përmes një sistemi të mbikëqyrjes së shëndetit publik.
“Në 30 ditët e fundit duket se ka pasur një rritje të pneumonisë së rëndë atipike që kërkon kujdes kritik në Buenos Aires”, thuhet në njoftimin e dhënë.
Individët e prekur janë kryesisht të rinj pa faktorë të mëdhenj rreziku.
Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë nga zyrtarët argjentinas, që do të thotë se detajet se cila është sëmundja aktuale janë të pakta.
Por në deklaratën e sistemin të mbikqyrjes thuhet se një e treta e pacientëve të sëmurë treguan shenja të psitakozës, të shkaktuar nga një lloj klamidia i përhapur te zogjtë.
Shumë nga pacientët e prekur nuk kishin histori të kontaktit me zogjtë.
Psitakoza, një sëmundje e ngjashme me gripin e quajtur ethet e papagallit, zakonisht shkakton simptoma të lehta si dhimbje koke dhe kollë. Megjithatë, në raste të rënda mund të çojë në pneumoni.
Mund të jetë veçanërisht problematike për të moshuarit ose individët me imunitet të dobët.
Ekspertët u bënë thirrje drejtuesve të shëndetësisë që të mos jenë ‘të heshtur’ përballë kërcënimit të një sëmundjeje tjetër respiratore.
Eksperti i sëmundjeve infektive, Profesor Paul Hunter, nga Universiteti i Anglisë Lindore, tha për MailOnline se ishte ‘shumë herët’ për të konfirmuar nëse psitakoza është problemi i vetëm.
“Do të ishte e pazakontë, por jo e padëgjuar që dy patogjenë të ndryshëm të shkaktojnë shpërthime të njëkohshme të sëmundjeve të rënda të frymëmarrjes. Pra, me kalimin e kohës, mund të ndodhë që edhe më shumë nga këto raste mund të tregohet se janë për shkak të psittakozës.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




