Pas një udhëtimi të gjatë prej rreth 7,000 km, Kali i Qyqes “Vjosa” u kthye sërish në atdhe.
Lajmin e ka dhënë në rrjetin social Facebook, AOS, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë.
“Sikurse në përralla, nga Çadi në Shqipëri, Vjosa kaloi “shtatë” shkretëtira të pafund, “shtatë” dete të thellë, kaptoi “shtatë” male shumë të lartë, “shtatë” fusha të mëdha, “shtatë” lumenj të egër, “shtatëqind” qytete, “shtatëmijë” turbina ere, “shtatëqindmijë” linja elektrike dhe i shpëtoi më shumë se “shtatë” kërcënimeve serioze”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.